Në Shqipëri shtabet e emergjencave civile vazhdojnë operacionet e ndihmave për banorët

0
229

Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe sot në disa zona të vendit, ndërkohë që Autoriteti Rrugor Shqiptare ka informuar në lidhje me situatën në akset rrugore, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

Në qarkun e Fierit, Vlorës dhe Beratit reshjet kanë qenë prezent edhe sot, por nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullim. Ndërkohë shpërndarja e ndihmave ka vazhduar edhe sot në jug të vendit për banorët të cilët u prekën nga përmbytjet e ditëve të fundit.

 

Ndërsa në qarkun e Elbasanit, rruga ”Elbasan – Gjinar” është e bllokuar, ndërsa pjesa tjetër e rrjetit rrugor është pa probleme për qarkullim e automjeteve,

 

Ndërsa në qarkun e Kukësit autoritetet policore rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve në rrugët rurale, si pasojë e prezencës së borës.

 

Shtabet e emergjencave civile në disa rrethe të vendit kanë vazhduar pastrimin e zonave që janë përfshirë nga përmbytjet dhe shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë. Dje kryeministri Rama lajmëroi nisjen e fazës së dytë të ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet në jug të vendit. Thirrjes për ndihmë iu janë bashkuar një numër i madh biznesesh, si ën Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

 

Disa rrethe në jug të Shqipërisë, u përfshinë nga përmbytjet, pas reshjeve të dendura të shiut, ku mijëra hektarë tokë bujqësore u përmbyten, së bashku me dhjetëra banesa dhe biznese, ndërsa dy ditë më parë u shënua edhe një viktima nga përmbytjet në Pogradec.