Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Suedisë dhe Japonisë kanë arritur në një kamp të refugjatëve në Bangladesh, për të parë kushtet e myslimanëve Rohingya, të cilët kanë ikur nga dhuna në Mianmari.
Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Abul Hassan Moahmood Ali, i ka shoqëruar ministrat për në kampin e refugjatëve, afër kufirit me Mianmarin, ka njoftuar minista e Jashtme.
Ministrat do të flasin me refugjatët dhe antarët e ndihmës humanitare përpara se të kthehen në Daka, për tu takuar me kryeministrin e Bangladeshit, Sheikh Hasina.
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, po ashtu po merrë pjesë në këtë udhëtim.
Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, rreth 620 mijë refugjatë Rohingya janë zhvendosur nga Minmari për në Bangladesh.
Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se Mianmari është shembull i spastrimit etnik