Arabia Saudite e thirr në atdhe ambasadorin e saj nga Egjipti për konsultim dhe përkohësisht e mbylli ambasadën dhe konsullatën e saj në Kajro, raporton Al Arabiya.
Ky veprim nga Arabia Saudite i ndjekur nga protestat në Egjipt kundër ndalimit që Mbretëria i bëri një avokati egjiptian të të drejtave të njeriut, Ahmad Al Gazaëi, i cili u arrestua më 17 prill për pretendimin e kontrabandës së barnave në mbretëri.
Raportet e medias egjiptiane, megjithatë, thanë se Gazaëi u arrestua për qëndrimet e tij kundër familjes në pushtetin e Arabisë Saudite .
Një deklaratë e ambasadës saudite ka thënë se Gazaëi nuk ka qenë i shpallur fajtor ose i dënuar në asnjë rast. Në vend të kësaj ata thanë se ai ishte duke u marrë në pyetje nga autoritetet, pasi zyrtarët e aeroportit në Jeddah gjetën më shumë se 20.000 pilula anti-ankth të fshehura brenda bagazhit të tij. Ai gjithashtu tha se ai nuk ishte i veshur me rroba pelegrinazhi, argument i cili sipas burimit tregonë se ai nuk ishte duke bërë pelegrinazh fetar sic pretendon familja e tij.
Demonstruesit egjiptian bënë thirrje për dëbimin e ambasadorit saudit në Kajro.
Ndjenja Anti-Saudi ka shpërthyer në vitet e fundit pas raporteve se shtetasit egjiptianë keqtrajtohen në mbretëri ose përjetojnë dështim të drejtësisë në gjykatat saudite.
Gazaëi fluturoi në Jeddah në rrugën e tij për të kryer pelegrinazhin e vogël – umra, në faltoret e shenjta të Islamit në qytetet saudite të Mekës dhe Medinës, tha Shikha Al Gazaëi.
Fakti se ai u arrestua në rrugën e tij për të kryer një rit fetar ndenjat egjiptiane janë ndezur edhe më tej .
You Might also Like
Egjipt: Zëvendës presidenti i parë i krishter
Presidenti egjiptian Muhamed Mursi ka nxjerrë një dekret në të cilin emëron ish zevendesin e…
By
1 Min Read
Siri: Franca e ka ndërmarrë sulmin e parë ajror kundër IS-it
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se nga sulmi…
By
1 Min Read
Krishterja agjëron Ramazanin, në mbështetje të miqve muslimanë
Studentja nga Çekia, Zuzana Lhotova, e cila i përket fesë krishtere, agjëron Ramazanin që të…
By
1 Min Read
Izraeli miraton planet për ndërtimin e 550 banesave në Jeruzalemin lindor
Bashkia izraelite e Jerusalemit dha sot miratimin për disa plane për ndërtimin e 558 banesave…
By
1 Min Read
Lëvizja Huthi refuzon ftesën për bisedime
Njëri nga liderët e lëvizjes shiite huthi, Mohamed al-Bekheeti tha se kanë refuzuar ftesën e…
By
1 Min Read
Tmerr në rrugët e Aleppos, kufomat po kalbën rrugëve
Beteja e ashpër për qytetin e dytë sirian, Aleppo, që po zhvillohet prej muajit të…
By
2 Min Read
