Egjipt: Zëvendës presidenti i parë i krishter

Presidenti egjiptian Muhamed Mursi ka nxjerrë një dekret në të cilin emëron ish zevendesin e prefekturës të Kajros Samir Morkos, zëvendës të tij, gjë e cila është mirëpritur nga koptët e Egjiptit.

Në fakt, emërimi i një kopti në postin e zv presidentit të vendit, ka qenë një nga premtimet e presidentit aktual Muhamed Mursi gjatë fushatës së tij.
Zv presidenti në fjalë, shihet si një figurë e goditur, atdhetar dhe me qëndrime korrekte në të shkuarën e tij.
Të krishterët në Egjipt e kanë mirëpritur këtë zhvillim të ri për nga lloji i tij dhe janë lutur që përfaqësuesi i tyre ti nderojë në postin që mban. /ardhmeriaonline/kohaislame

Artikulli paraprakSulme nga ajri të qeverisë siriane në Aleppo
Artikulli vijuesMjekët: Kujdes nga mushkonjat, sjellin sëmundje