Çfarë mund të kenë të përbashkët milionerët e bërë vetë?Përgjigjja është: Shumica prej tyre krijojnë buxhete.
Karakteristika të përbashkëta të milionerëve:• Milionerët jetojnë duke kursyer.• Ata ngasin makina të përdorura.• Ata jetojnë në shtëpi të vogla të cilat mund t’i përballojnë, sidomos ndërkohë që ata janë duke u rritur nga ana ekonomike.• Shumica e komshinjve të tyre nuk janë milionerë.• Shumica prej tyre nuk kanë trashëguar asgjë nga familja.• Pothuajse gjysma nuk ka marrë asnjë para nga familja për të paguar shkollimin.• Milionerët e bërë vetë kanë gra kursimtare.• Milionerët janë pronarë biznesesh.
Disa prej tyre kanë një punë me kohë të plotë plus biznesit, ndërsa të tjerët janë pronarë biznesi me kohë të plotë.• Kryesisht ata zotërojnë biznese “të mërzitshëm.”• Fusha në të cilën ata shpenzojnë më shumë para është edukimi i fëmijëve.
Buxheti i Milionerëve
Pjesa më e madh e milionerëve të bërë vetë krijojnë një buxhet dhe masin çdo shpenzim. Ata e dinë sa para harxhojnë për ushqimet, gazin dhe çdo shërbim tjetër.“Planifikimi dhe kontrolli i konsumit janë faktorët kryesorë të grumbullimit të pasurisë… Të drejtosh familjen pa një buxhet është njësoj si të menaxhosh biznesin pa pasur një plan, qëllime dhe pa një drejtim”, thekson autori i librit “The Millionaire Next Door”.