Haraqija: Rugova u varros si mysliman

Astrit Haraqija: Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik).

Ish-ministri i Kulturës dhe njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka mohuar kategorikisht se ish-presidenti ishte konvertuar në të krishterë.

Kështu, Haraqija ka mohuar një prej thashethemeve që ka përcjell njeriun më me ndikim në historinë e shtetit të Kosovës.

“Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik)”, ka thënë Haraqija në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se ka qenë organizator i ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, dhe se është kujdesur që varrosja të ndodhte sipas riteve të fesë islame.

“Kam shku te Rexhep Boja. Ai gjallë është! E kam pyetur se si duhet me ba (varrimin). Sidomos, me pasë kujdes që koka me qenë kah kibla”, ka thënë Haraqija. “Varri aty është. Mund të shkoni dhe ta verifikoni”.

Artikulli paraprakMalajzi: Anija me dhjetëra turistë konsiderohet e zhdukur
Artikulli vijuesSalihaj: Liderët e shantazhueshëm, fatkeqësia e Kosovës