Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiqit do të qëndrojë nesër në Kosovë.
Sipas komunikates Presidencës serbe, është planifikuar që vizitën ai ta nisë me shkuarjen te manastiri i Banjskës.
Në kumtesë theksohet se paradite është planifikuar takimi i kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq me zyrtarët serbë të Kosovës në Fakultetin Teknik të Universitetit paralel të Prishtinës në Mitrovicë.
Vuçiq pasdite do të bisedojë me qytetarët të Laplasellës në Shtëpinë e Kulturës.
Mediet më herët kanë njoftuar se Vuçiq në Mitrovicë do të vë kurorë në vendin ku është vrarë të martën Oliver Ivanoviq e ishte përmendur edhe qëndrimi i tij në Graçanicë.