Prej rreth një viti e gjysëm kryengritësit sirianë po përballen me ushtrinë e presidentit Bashar al-Assad në një luftë aspak të drejtë sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë e përdorur nga të dyja palët. Kryengritësit luftojnë kryesisht me armë të lehta, ndërsa ushtria besnike e al-Assad ka artilerinë e rëndë, helikopterët, avionët dhe tanket. Inxhinierët kryengritës ndërtuan “tankun e bërë vetë”, një makinë vrasëse me katër rrota mbi të cilën është montuar një mitroloz 7.62 mm që kontrollohet nga brenda me një panel të ngjashëm me atë të videolojërave. “Kishim një makinë, lamë motorrin dhe pjesët e tjera inxhinierike të funksionimit të saj, hoqëm pjesët e tjera dhe vendosëm armaturat e përforcuara”, thotë Abud, duke shtuar më pas se mjeti do të përdoret në betejën e stërzgjatur për kontrollin e Alepos, qyteti më i madh në veri të Sirisë dhe i konsideruar si pikë strategjike që mund të vendosë fatet e konfliktit. Makineria vdekjeprurëse që pritet të përdoret nga brigada kryengritëse e Al-Ansar është emërtuar me emrin Sham II, emri antik i asaj që quhet Siria e Madhe që përfshinte Sirinë, Libanin, Palestinën dhe Jordaninë.
You Might also Like
Thirrje për tregti të lirë midis vendeve islamike
Bhurban-Ambasadorët e vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike (OKI) të shtunën përtërinë thirrjen për heqjen…
By
3 Min Read
Çlirimtarët sirianë sulmuan sërish burgun në Aleppo
Ushtria e lirë siriane ndërmorri sot një tjetër sulm në burgun e Aleppos. Disa të…
By
1 Min Read
14 vjeçari AHMED i arrestuar për orën që kishte krijuar vetë
Kur Ahmed Mohamed hyri në klasën e tij në Irving, Teksas, ishte i lumtur tu…
By
1 Min Read
Kreu i Ligës Arabe: Shpërbërja e regjimit sirian e afërt
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nebil El-arebij, është shprehur se rënia dhe shpërbërja përfundimtare…
By
1 Min Read
Presidenti i Pakistanit: Egjipti “të ndihmojë fundin e konfliktit” në Siri
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka kërkuar nga homologu i tij egjiptian, Muhammad Morsi,…
By
1 Min Read
Regjimi sirian ekzekutoi të paktën 11 000 të burgosur me tortura sistematike dhe ç’njerëzore
Një burrë i larguar nga Sira ka ofruar dëshmi për krime të rënda të regjimit…
By
2 Min Read
