Një mësim mbi trajtimin e kohës nga shejh Albani

Shejh ebu Islam Ta-Ha tha:
Shejh Albani, Allahu e pastë mëshiruar, na mësonte të ishim të saktë në llogaritjen e kohës. Një shembull i kësaj është se, kur unë e ftoja atë të më vizitonte apo kur e shoqëroja në ndonjë vizitë që ai bënte, ai nuk vonohej apo të vinte më herët për takimin.

Një ditë prej ditësh, unë e ftova atë të vinte në ora 1, por ai mbërriti me veturën e tij nja çerek ore para kohe dhe mbeti i ulur dhe nuk doli nga vetura, derisa erdhi koha … unë nuk e dija se shejhu kishte ardhur, por ishin personat që e shoqëronin që më treguan për këtë (më vonë).

Kur e pyeta shejhun lidhur me këtë, ai tha:’(Nuk hyra) Sepse para kohës së caktuar ti je i zënë me përgatitjen për musafirin …sikur të hynim para kohës, do të të pengonim nga përgatitja për musafirët”.

Allahu e pastë mëshiruar shejhun sa i saktë ishte të kuptuarit e tij dhe sa i zellshëm ishte në zbatimin e Sunetit të të Dërguarit të Allahutﷺ. 

Dhe kur ai, Allahu e pastë mëshiruar, ftohej në një vend, nuk merrte askënd me vete po që se nikoqiri nuk e lejonte këtë paraprakisht.
Një ditë, unë e ftova atë duke i thënë: ’Shejhu ynë, po të ftoj për drekë nesër,’ dhe me këtë mendova edhe në bashkëshorten e tij, Umm elFadl. Të nesërmen, ai erdhi i vetëm dhe unë i thashë: ’Ku është Umm el-Fadl?’ Ai u përgjigj: ’Nuk ma përmende se duhej ta merrja Umm elFadlin me vete. Dhe ne i përmbahemi saktësisht asaj çfarë thuhet.”

 

el-Akideh Ewwelen Lew Kenu Ja’lemun, pp. 17-18./mburoja/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, tanku i bërë vetë nga kryengritësit (video)
Artikulli vijuesJuniku e Deçani qe dy dit pa rrymë