Liburn Aliu: Molliqaj ka tendencë të përçarjes, Kurti s’ka thënë diçka për Ahmetin

Dardan Molliqaj tha mbrëmë se Albin Kurti ka besuar gjithmonë se Shpend Ahmeti ka kontratë me ambasadorët për ta eliminuar politikisht Kurtin.Lidhur me këtë deklaratë pas shumë kohë heshtjeje, reagoi Shpend Ahmeti.

Mirëpo këto reagime nuk përfunduan me kaq.Libur Aliu, përmes një postimi në Facebook thotë se, Dardan Molliqaj ende vazhdon të ketë tendencën e përçarjes, dhe se thotë se deklaratat e tij lidhur me Shpend Ahmetin janë gënjeshtër.“Përsëritja e gënjeshtrës pavarësisht demantimit të saj tregon për tendencën përçarëse të Dardanit”, shkruan Liburn Aliu.

Aliu mes tjerash thotë, se në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar ka qenë vetë Albin Kurti që e ka demantuar deklaratën e Molliqajt, që Kurti mund te ketë folë diçka kundër Shpend Ahmetit.“Në mbledhjen e fundit që Kryesia e Lëvizjes mbajti me Grupin tonë Parlamentar, Albini e pat sqaruar se ajo çka ka thënë Dardani se ka thënë Albini për Shpendin është gënjeshtër”, thotë Liburn Aliu.

Artikulli paraprakShpend Ahmeti i reagon Molliqajt:Me mish e me shpirt kam kontribuar në Lëvizje, s’kam pasur ambicie për tu bërë kryetar i VV-së
Artikulli vijuesKomuna e Vushtrrisë merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për varrim