Investitori George Soros lëshoi një sulm të ashpër mbi gjigantët e teknologjisë në Samitin e Davosit të enjten, duke i quajtur ato monopole që mund të manipuloheshin nga autoritetet për të shkatërruar demokracinë.
Gjatë një darke vjetore në Forumin Ekonomik Botëror, të mbajtur këtë javë në vendpushimin alpin zviceran, Soros shpalosi pikëpamjet e tij në një mori temash, përfshirë Presidentin Trump dhe spekulimet lidhur me kriptomonedhën bitcoin.
Por një pjesë e madhe e zemërimit të tij u rezervua për gjigandët e teknologjisë së Silicon Valley, të cilët, argumentoi ai, duhet të rregullohen më rreptësisht.
“Facebook dhe Google kontrollojnë në mënyrë efektive mbi gjysmën e të gjitha të ardhurave nga reklamat në internet”, tha 87-vjeçari gjatë një fjalimi.
“Ata pretendojnë se janë thjesht shpërndarës të informacionit. Fakti që ata janë distributorë monopolistë i bën ato publike, prandaj ato duhet t’i nënshtrohen rregulloreve më të rrepta, me qëllim të ruajtjes së konkurrencës, inovacionit dhe qasjes së drejtë dhe të hapur universale”.
Ai parashikoi se gjigandët e teknologjisë do të “komprometonin” veten për të hyrë në tregjet kyçe si Kina, duke krijuar një “aleancë ndërmjet shteteve autoritare dhe këtyre monopoleve të mëdha dhe të pasura të TI-së”.
“Kjo mund të rezultojë në një rrjet të kontrollit totalitar, të cilin as Aldous Huxley apo George Orëell nuk mund të kishin imagjinuar”, paralajmëroi ai.
Me parashikimin se qeveritë do të fillojnë të rregullojë më shumë sektorin, ai tha: “Davos është një vend i mirë për të njoftuar se ditët e tyre janë të numëruara.”
Soros tha se këto “martesa të padrejta” ka të ngjarë të ndodhin së pari në Rusi dhe Kinë.
Manjati i lindur në Hungari gjithashtu akuzoi Presidentin Trump për përpjekjen për të drejtuar vendin si një ndërmarrje kriminale.
“Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Trump do të donte të krijonte një shtet mafioz, por nuk mundet, sepse Kushtetuta, institucionet e tjera dhe një shoqëri civile e gjallë nuk do ta lejojnë atë” tha Soros gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Botëror.
Soros ka kaluar një pjesë të madhe të pasurisë së tij në fondacionin e tij që promovon demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Në forum, investitori 87-vjeçar gjithashtu paralajmëroi se tensionet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut kanë vënë në rrezik mbijetesën e civilizimit njerëzor.
“Rritja e udhëheqësve si Kim Jong-un në Korenë e Veriut dhe Donald Trump në SHBA kanë shumë të bëjnë me këtë”, tha ai.
“Të dy shfaqen të gatshëm të rrezikojnë një luftë bërthamore në mënyrë që të mbajnë veten në pushtet”.
Megjithatë, ai parashikoi se thirrja e presidentit të SHBA-së nuk do të zgjaste.
“Unë e konsideroj atë si një fenomen thjesht të përkohshëm që do të zhduket në vitin 2020 ose edhe më shpejt”.
I njohur për tregëtinë e tij të suksesshme monetare, Soros gjithashtu hodhi poshtë bitcoin-in si një “flluskë tipike”.
Por ai tha se kriptovaluta ka gjasa të shmangë një përplasje të plotë sepse autoritarët do ta përdorin ende për të bërë investime sekrete jashtë vendit.
Por parashikimet tradicionale të investitorit në Davos jo gjithmonë dalin të sakta. Vitin e kaluar në Zvicër ai paralajmëroi rënie të aksioneve pas zgjedhjeve të Trump, dhe se ritmi i rritjes së Kinës ishte i paqëndrueshëm.
Rritja e Kinës ka vazhduar, ndërkohë që aksionet e SHBA-së po shënojnë rregullisht rekorde të larta. /tesheshi