BE: Kosova të hapë zyrë diplomatike në Beograd

0
177

Brukseli po i vendos Serbisë kushte pothuajse të pa arritshme për vazhdimin e procesit të integrimit evropian. Nga Serbia kërkohet të lejojë hapjen e zyrës së Kosovës në Beograd, e cila është e papranueshme për autoritetet lokale, shkruajnë mediat serbe.
Hapja e zyrës së Kosovës praktikisht do të kishte funksionin e hapjes së ambasadës, e cila vetëm do të mbajë një emër tjetër – Zyrë, shkruan Novi Magazin.

Njëkohësisht nga Serbia kërkohet që të hapë një përfaqësi të saj në Prishtinë, e cila, krahas hapjes së zyrës së Kosovës në Beograd, praktikisht do të thotë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Sipas kësaj gazete, përveç këtyre kushteve, për Serbinë mbeten në fuqi edhe kushtet e vjetra për vazhdimin e integrimit evropian, siç janë: Zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, për eliminimin e institucioneve paralele dhe ndërprerja e financimit të këtyre institucioneve.

Gjithashtu kërkohet të mundësohet lëvizja e lirë e KFOR-it dhe EULEX-it në veriun e Kosovës.

Sipas kësaj gazete, kur serbët të heqin barrikadat ë veri do të duhet të lejojë hapjen e zyrës së misionit të BE në veri. /Telegrafi/kohaislame