Top 10 shtetet që kanë cilësinë më të mirë të jetesës

Për të tretin vit radhazi, Kanadaja është vendi i parë, ku cilësia e jetës është më e mirë, sipas raporti “Vendet më të mira për të jetuar 2018”, realizuar nga Universiteti i Pensilvanisë dhe “Y & R BAV Group”, përcjellë Kumti.com

Për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se si kombet perceptohen në një shkallë globale, mbi 21,000 të anketuarve u është kërkuar të vlerësojnë 80 vende duke i renditur ato sipas 65 atributeve. Midis tyre ishin ndikimi ekonomik, fuqia, shtetësia dhe cilësia e jetës, të cilat ndihmuan kolektivisht për të përcaktuar suksesin e secilit vend.

Për të përcaktuar se cilat vende janë perceptuar si vendet me cilësinë më të mirë të jetës, hulumtuesit matën këto nëntë cilësi: përballueshmëria, cilësia e tregut lokal të punës, stabiliteti ekonomik, mirëdashja familjare, barazia e të ardhurave, stabiliteti politik, siguria, cilësia e sistemit të arsimit publik, si dhe cilësinë e sistemit të shëndetit publik.

Ndërsa Kanadaja renditet e para, “vendet skandinave që janë të mirënjohura për politikat e forta të mirëqenies sociale mbizotërojnë në top listën 10”, thotë Deidre McPhillips, redaktorja e të dhënave të Uashingtonit për CNBC.

Studimi i 80 shteteve është pjesë e një projekti analitik të quajtur “Raporti i vendeve më të mira 2018”, i kryer për tre vjet nga Shkolla e Wharton të Universitetit të Pensilvanisë konsumatorëve Y & R BAV Group.

Artikulli paraprakTsipras: Me Shqipërinë gati për një epokë të re
Artikulli vijuesA ia vlen ta mësoni gjermanishten, cilat janë përfitimet