A din të na thotë njeri se cili është dallimi midis ISIS-it dhe Francës këtu?

“Burkini-Gate” trondit Francën: policia detyron një grua të zhvishet në plazh

“Poshtërim. Frikësim. Shkelje e të drejtave të njeriut” – këto janë fjalët e përdorura nga një grua muslimane franceze në rrjetet sociale, duke përshkruar atë që tashmë po përshkruhet si #BurkiniGate.

Një hashtag është hapur në rrjetet sociale, menjëherë pas publikimit të një fotografie të datës 23 gusht, në të cilën shihen disa policë me shkopinj dhe spray lotësjellës duke u konfrontuar me një grua të moshës së mesme me mbulesë, të cilën e urdhërojnë atë që të heqë rrobat e saj të jashtme, për shkak të ndalesës së diskutueshme të bartjes së burkinit në plazh.

Në një fotografi tjetër, shihet një polic duke shikuar një grua tek po heq tunikën me mëngë të gjata, ndërkohë që një polic tjetër është duke mbajtur shënime, ose duke shkruar një gjobë aty për aty.

Këto imazhe kanë provokuar zhurmë e debat në vend, me komentues nga të gjitha përkatësitë fetare, të cilët denoncojnë sjelljen e policisë dhe e quanjnë atë si “shkelje e të drejtave të njeriut”.

Në Twitter, Feiza Ben Mohamed, zëdhënëse e Fédération des Musulmans du Sud, një shoqatë e muslimanëve të Francës jugore ka përshkruar veprimin e policisë si një “turp absolut për vendin. “

Policia detyron një grua të mbulur të zhvishet. Më vjen të vjellë!”, shkruan ajo.

Akademikja Hanane Karimi, 38 vjecc, e cila është e njohur edhe në mesin e feministeve muslimane të Francës për organizimin e studenteve femra të prekura nga ndalimi i bartjes së mbulesës në Francë në vitin 2004, thotë: “Politikanët kanë dehumanizuar gratë muslimane me mbulesë aq shumë, sa njerëzit janë detyruar të pajtohen me gjithë atë çfarë po u ndodh atyre (grave me mbulesë) nëpër plazhe”.

Karimi pyet: “Ku janë mbrojtësit më të fuqishëm të Republikës për të denoncuar atë që po ndodhë nëpër plazhet franceze?”.

Një femër e re, Jim Dear, e cila përshkruan veten si feministe, ka kritikuar “vendin në të cilin njerëz të armatosur detyrojnë gratë të zhvishen, pa u ndëshkuar”, duke shtuar “WTFFrance” (çfarë dreqi po ndodhë me ty Francë?!).

Të martën, në një incident të ngjashëm, një nënë e dy fëmijëve në Kanë tha se është gjobitur në plazh vetëm pse kishte të veshur një tunokë, dollakë dhe shami. Ajo ishte gjobitur (gjoba është parë dhe konfirmuar nga agjencia e lajmeve AFP), me arsyetimin se ajo nuk ishte veshur “me veshje që respekton moralin e mirë dhe sekularizmin”.

Përdorues të tjerë kanë krahasuar policinë e Francës me policinë fetare të Shtetit Islamik. Birgitte Poulsen shkruan: “Franca, një herë vend i lirisë, tani po përdor të njëjtat metoda diktatoriale si armiku i saj (Shteti Islamik).

Duke përdorur referenca të ngjashme, Ben Mohammeds shkroi: “Ndodhem në Saint Laurent du Var, një grua sapo arriti me hixhab. A do të vijë Gestapo (shërbimi sekret i Gjermanisë Naziste) që ta ndalojë atë?!”

Imazhet shokuese vijnë vetëm pak kohë pasi Nice bëhet qyteti i 15-të që ndalon bartjen e burkinit, veshje që mbulon kokën dhe trupin, nga autoritetet të cilat kanë përmendur shqetësimet rreth veshjes fetare në vazhdën e sulmeve të shumta terroriste në vend. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakMbyllja e xhamive në Francë: muslimanët druhen se shteti synon të kontrollojë besimin e tyre
Artikulli vijuesPronari musliman i një restoranti të grabitur në Nju Jork, letër grabitësit: ja ç’thotë Profeti Muhamed për gjestin tuaj dhe timin