Erërat e forta dhe shiu i pandërprerë ka shkaktuar mjaftë probleme në komunën e Decanit.
E komuna është mobilizuar duke dërguar ekipe emergjente për sanimin e problemeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, transmeton Indeksonline.
Por, jo vetëm ekipet emergjente. Edhe vet kryetari Bashkim Ramosaj, është parë me këto ekipe duke iu ndihmuar në rrugë.
“Jam i shqetësuar edhe unë si kryetar i komunës më këtë gjendje kjo situate është krijuar si pasoj e një kanali i quajtur ,,Përroi i Ukjave,, cili gjendet det në kryqëzimin e rrugës “Sali Çeku” tek rruga që të dërgon tek Manastiri dhe rruga e UÇK-së .Ky kanal disa herë është pastruar dhe betonuar por kjo vjen si pasojë e pa kujdesisë së qytetarëve të cilët në vazhdimësi hedhin mbeturina dhe një shi i rrëmbyeshëm sikurse ka rënë mbrëmë sjell edhe pasoja dhe dalje te ujit nga shtrati neper qytet” është shprehur Ramosaj. Kryetari Ramosaj bashkë më kompanitë e kontraktuara dhe shtabin e krijuar, kanë vizituar edhe fshatrat Carrabreg, Prilep, Rastavic, Baballoq, Isniq,Dubovik .
“Besoj se deri në orët e mbrëmjes gjithçka do të normalizohet, ndërsa ky shtab më pastaj do dal në teren dhe do të bej edhe verifikimin e dëmeve nëse ka shkaktuar në ndonjë ekonomi familjare apo biznese. Vlen te theksohet se përkundër gjendjes së krijuar situata është nën kontroll tha kryetari Ramosaj.
Ai ka ftuar qytetaret të jenë të kujdesshëm dhe çdo lëvizje e fëmijëve të jetë nën përcjelljen e të rriturve.