Përmbytet Juniku nga të reshurat, komuna formon Shtabin e Emergjencës (Foto)

0
296

Komuna e Junikut ka formuar Shtabin e Emergjencës si rezultat i reshjeve të orëve të fundit dhe gjendjes se krijuar të sigurisë në Junik.

Shtabi i emergjencës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në stabilizimin e gjendjes së krijuar në teren. Kemi angazhuar operatoret përgjegjës në parandalimin dhe evitimin e dëmeve të shkaktuara si pasoje e daljes se lumenjve Erenik dhe Trava.

Deri më tani dëme më të mëdha janë regjistruar në vendbanimet, Goqaj, Zekaj, Qestaj, Gaxherr i Poshtem, Jasiq dhe Gjocaj.

Rruga Junik- Jasiq- Gjocaj është e bllokuar për qarkullim .
Përkundër dëmeve të theksuara situata është nën kontroll edhe pse sasia e të reshurave atmosferike vazhdon të rritet.

I ftojmë qytetaret të jenë të kujdesshëm dhe çdo lëvizje e fëmijëve të jetë nën përcjelljen e të rriturve.

Për çdo situate janë në dispozicion numrat kujdestar:
049-760-267
049-760-268