Shtetet e Bashkuara do të kapërcejnë Rusinë, duke u bërë prodhuesi më i madh i naftës në botë më së largu në vitin 2019, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji.
Drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Fatih Birol, tha në një ngjarje në Tokio se SHBA do të jetë prodhuesi numër 1 i naftës së papërpunuar “definitivisht vitin e ardhshëm”, nëse jo këtë vit.
Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA është rritur mbi 10 milionë fuçi në ditë në fund të vitit të kaluar, për herë të parë qysh në vitet 1970, shkruan rel.
Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë tha në fillim të këtij muaji se prodhimi në SHBA do të tejkalojë 11 milionë fuçi nafte në ditë deri në fund të këtij viti.