Nëna 71 vjeçare denoncon djalin: Më dhunon seksualisht

Një rast i rrallë i dhunës dhe ngacmimeve në familje ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku nëna e plakë e një djali të sëmurë ka denoncuar se është dhunuar seksualisht nga i biri.

Siç informon noa një 71 vjeçare e identifikuar si Zh.Pitushi ka denoncuar djalin e saj 51 vjeç se ka tentuar disa herë ta dhunojë seksualisht me të.
Në denoncimin e saj e moshuara thekson se i biri me probleme të rënda mendore ka tentuar disa herë që të abuzojë seksualisht me të, por se ndërhyrjet e fqinjëve dhe fshehja e saj tek ta e kanë shpëtuar.
Më tej e moshuara shton se për 10 vjet rresht djali i saj ka qendruar në spital psikiatrik, por se është nxjerrë prej atje nga mjekët, nën argumentin se nuk kishte probleme mendore.
Sakaq në apelin e saj për ndihmë, nëna thotë se i biri vuan nga sëmundja e skizofrenisë./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA, qindra miliona dollarë të abuzuara në Afganistan
Artikulli vijuesLondër, dezerton diplomati sirian