Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj shprehet i rezervuar për mënyrën sesi po aplikohet reforma në Drejtësi. Mustafaj shprehet se duke njohur profilin politik të Ramës është i bindur se do të ketë kurbanë.
Prej dy ditësh vetingu për gjyqësorin ka dhënë edhe rezultatet e para nga ku Komisioni i pavarur i kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e parë. Bëhet fjalë për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
“Unë shpreh shqetësime, sepse nëse ky proces ndiqet thjeshtë me standarde pulitane, pulitanizmi nuk prodhon realisht një sistem funksionues. Pulitanët për mendimin tim janë njerëz dyshues në shumë aspekte, por unë shpresoj që institucionet e reja në sajë të Vettingut do të jenë të drejta.
Unë njoh shumë mirë profilin njerëzor dhe politik të Edi Ramës. Nëse ai do të arrijë të ketë ndikimin e tij në këto institucione do të ketë kurbane. Do ketë të sakrifikuar shumë por nuk do të jenë kurban, njësoj që do të jenë të drejta por me kushtin që Rama të mos ketë ndikim në to. Por duket e vështirë” tha Mustafaj.
Ndërsa zërat për rikthimin e Berishës, Mustafaj i konsideroi jo një zgjidhje për PD.
“Rikthehemi i Berishës unë mendoj se nuk është zgjidhja, për arsye se ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Për arsye se ka njerëz aty që mendojnë se Berisha ësh5të një kapitull i mbyllur. Problemi është se kjo është shenjë e një dëshpërimi të madh. Sfida që ka tani PD është kapërcimi i këtij dëshpërimi. Kapërcimi i këtij do të shoqërohet me bashkimin e disa rrymave”, theksoi Mustafaj në “News 24”.