20 vjet nga masakra e Reçakut

1 Min Read

Kanë filluar homazhet në fshatin Reçak të Shtimes në shënimin 20-vjetorit të masakrës që kryen forcat serbe ndaj popullatës civile shqiptare.

Homazhet kanë filluar nga ora 09:00 dhe do të zgjasin deri në orën 10:00.

Në nderim të viktimave të masakruara kanë shkuar një numër i qytetarëve, ndërsa pritet të shkojnë edhe zyrtarë të vendit.

Më 15 janar të vitit 1999 në fshatin Reçak të Shtimjes u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

 

TAGGED:
Share This Article