Kompania kosovare “Meka Halal Food” ka ndarë edhe rrogën e 14-të për punëtorët e saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i kompanisë, Burim Piraj.
Më poshtë shkrimi i plotë:
Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi!
Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14’të.
Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 EURO me të gjithë kontributet të paguara nga kompania!
Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë!