Vetëdorëzohet ‘Eskobari i Ballkanit’

0
137

Klement Balili më në fund ka vendosur të dorëzohet. Burime për Top Channel bëjnë me dije, se Balili I njohur si “Eskobari i Ballkanit” është dorëzuar në Policinë E Shtetit mëngjesin e kësaj të marte.

Balili në këtë vetëdorëzim nuk është shoqëruar nga forcat e Policisë.

Ndërkohë që është ende e paqartë nëse gjatë kësaj kohe ka qenë në Shqipëri apo jashtë saj.

Balili ka qenë në kërkim që nga muaji tetor 2016 për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.