Kur Vladimir Putin arriti në Beograd, presidenti rus shoqërohej nga një truproje me një çantë të zezë në duart e tij.
Ai nuk ndahet nga presidenti rus, dhe arsyeja për këtë është se aty gjendet sistemi i kontrollit për armët bërthamore në Rusi.
Blic.rs shkruan “çanta e zezë”, e cila ka marrë këtë emërim pas një samiti malor në Kaukaz, pasi ky rajon përkthehet si “i zi”, është futur në përdorim në mesin e viteve tetëdhjetë.
Aty gjendet një sistem i kontrollit më të avancuar të sistemit audio-video të komunikimit, i cili ka për detyrë që të mbajë një lidhje midis kreut rus të shtetit dhe të personelit në rast të përdorimit të armëve bërthamore.
“Cheget”, siç quhet pajisja, përdoret për të kontrolluar forcat bërthamore strategjike të komandës së lartë.
Aksesin në të thuhet se e ka vetëm presidentin, edhe pse jozyrtarisht pretendon të këtë Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit.
Një video e mëposhtme shpërfaq diçka mbi këtë aparaturë