Sulmi në Diyarbakir është kryer me auto-bombë, 7 të vdekur, 27 të plagosur

Ministri turk i Zhvillimit Cevdet Yilmaz tha se në Diyarbakiru në juglindje të Turqisë është kryer sulm terrorist me ndihmë të auto-bombës, ku si pasojë kanë humbur jetën shtatë policë, raporton Anadolu Agency (AA),

Sipas tij, 13 policë janë plagosur prej të cilëve një më rëndë si dhe 14 civilë në mesin e të cilëve një është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Terroristët kryen sulmin me bombë në vendin Baglar në Diyarbakir në momentin kur në atë rajon kalonte automjeti policor.

Sipas informacioneve të para, shpërthim i fuqishëm ngjau në afërsi të stacionit të autobusëve në momentin kur në atë rrugë kalonte një automjet në të cilin gjendeshin pjestarë të policisë speciale.

Në shumicën e godinave në afërsi të stacionit të autobusëve janë thyer xhamat, ndërsa disa automjete në këtë rajon janë dëmtuar.

 

Artikulli paraprak“Të zgjidhet çështja e refugjatëve të bllokuar në Maqedoni”
Artikulli vijuesBelgjikë, hiqet tenda e PKK-së në Bruksel