Komisioni i BE-së njoftoi listën e 23 vendeve që kanë shfaqur performancë të pamjaftueshme në luftën kundër larjes së parave dhe terrorizmit
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur Arabinë Saudite në listën e zezë për mosplotësimin e standardeve të luftës kundër larjes së parave dhe terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni i BE-së njoftoi listën e 23 vendeve që kanë shfaqur performancë të pamjaftueshme në luftën kundër larjes së parave dhe terrorizmit.
Në listë përfshihen Afganistani, Samoa Amerikane, Bahamet, Botsvana, Koreja e Veriut, Etiopia, Gana, Guami, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Portoriko, Samoa, Arabia Saudite, Sri Lanka, Siria, Trinidadi dhe Tobago, Tunizia, Ishujt Virgin të SHBA-së dhe Jemeni.
Si rezultat i kësaj liste, bankat dhe institucionet e tjera financiare që i nënshtrohen rregullave të BE-së do të bëjnë më shumë kontroll dhe inspektim të transaksioneve të institucioneve financiare dhe klientëve të këtyre vendeve me rrezik të lartë, për të përcaktuar më mirë transkaksionet e dyshimta të parave.