Derisa një ditë më herët në PDK kanë thënë se nuk janë në dijeni për një letër që kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli i ka dërguar, kryeministrit Thaçi, tash dukët se problemet janë zgjidhur mbrëmë në një darkë.
Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli janë pajtuar për të vazhduar partneritetin në qeverisje. Kryeministri i vendit dhe kreu i AKR-së, të enjten mbrëma janë takuar në “darkë pune” për të diskutuar situatën e krijuar pas kalimit të ministrit të FSK-së, Agim Çekut nga PSD-ja në PDK. PSD-ja ishte pjesë e Koalicionit për Kosovën e Re, ku bënë pjesë edhe AKR-ja e Pacollit.
Zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i pranishëm në takim, ka thënë nëpërmjet telefonit për Koha Ditore, se palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin.
“Jemi takuar në një darkë pune, shumë të relaksuar, ku kemi diskutuar raportet në koalicionin. Jemi pajtuar të vazhdojmë angazhimet në përballimin e sfidave dhe agjendës së përbashkët, në veçanti atë ekonomike”, ka thënë Kuçi për gazetën.
Në takim përveç Kuçit e Thaçit, nga radhët e PDK-së ishte edhe Kadri Veseli. Kurse, Behgjet Pacolli shoqërohej nga Mimoza Kusari-Lila dhe Ibrahim Makolli. /Indeksonline/
You Might also Like
Dogana ka arritur të parandaloj 56 kilogramë substanca narkotike
Njësit e Doganës e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me njësit Policore gjatë muajit janar…
By
Redaksia
1 Min Read
RASMUSEN SOT NË KOSOVË
Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Zyrtarët shkelin ligjet që vetë i miratojnë
Në hulumtimet e bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del se rreth 500 mijë…
By
Redaksia
5 Min Read
Kurti: Kush e do bashkimin me Shqipërinë nesër, e do sot Republikën
Me shumë ovacione është pritur Albin Kurti kur ka dalë në binë për t’iu drejtuar…
By
Redaksia
2 Min Read
Ende ka rrezik nga minat!
Ekspertët e dominimit, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me uniforma mbrojtëse dhe helmeta,…
By
Redaksia
2 Min Read
Pacolli: Miliona euro i kam dhënë arrogantes Kusari-Lila
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se 90% të kohës ia ka kushtuar Gjakovës…
By
Redaksia
2 Min Read
