Kurti: Kush e do bashkimin me Shqipërinë nesër, e do sot Republikën

Me shumë ovacione është pritur Albin Kurti kur ka dalë në binë për t’iu drejtuar qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti”. Ai ka thënë se edhe kësaj here shqiptarët i ka bashkuar Nëntori i Skenderbeut, i Ismail Qemalit e i Adem Jasharit.

“Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por mos ta duash bashkimin kombëtar do të thotë a urresh veten”, ka thënë Kurti, që teksa ka folur edhe me teza të Ukshin Hotit ka thënë se bashkimi i shqiptarëve nuk duhet të bëhet vetëm në Bashkimin Evropian.

Kurti ka thënë se në vend që të ndodhë bashkimi, po ndodh ndarja, ndërsa ka fajësuar qeverinë që këtë ndarje po e bën përmes asaj që e ka quajtur “Zajednicë”, dhe përmes ndarjes demarkacionit me Malin e Zi.

Ata që e duan bashkimin me Shqipërinë nesër, sot e duan me gjithë qenien Republikën.

“Kundër bashkimit me Shqiprinë është Serbia, e miqtë e saj. Por është edhe elita provincailste politike në pushtet”, ka thënë Kurti.

Qeveria e ka bërë 28 Nëntorin festë të rendit të dytë, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka ndryshuar mënyrën e funksionimit të institucioneve të vendit nga koha e UNMIK-ut.

Ka folur edhe për arrestimin e Donika Kadaj Bujupit, teksa ka thënë se “ajo ësh

Artikulli paraprakMuxhahidët çeçenë: Po presim urdhërin e Erdoganit për sulm
Artikulli vijuesVetëvendosja: Policia ka arrestuar mbi 90 aktivistë