Ekziston edhe numri i madh i aplikacioneve të cilat ofrojnë mundësinë e shpejtë të komunikimit me miqtë për pak para.
Por ka edhe shumë që janë pa pagesë dhe mbështeten vetëm në lidhjen në internet.
Këto janë disa nga to:
Nimbuzz
Ky aplikacion “mbledh” të gjithë miqtë e një përdoruesi, nga të gjitha “chat-et” dhe rrjetet shoqërore. Kështu në një vend mund të inkorporohen të gjithë njerëzit nga “Facebook”, “GTalk”, “Yahoo”, “MSN”. Punon në: “Android”, “iOS”, “Blackberry”, “Symbian”.
Imo
Edhe një program i cili integron të gjitha kontaktet në një vend, vetëm se këtij mund t’i shtohen edhe njerëzit nga “Jabber”, “MySpace”, madje dhe nga “ICQ”. Gjëja e mirë është se për shfrytëzimin e këtij aplikacioni nuk ka nevojë që të bëhet regjistrim i veçantë për qasjen në këtë shërbim.
Punon në: “Android” dhe “iOS”.
WhatsApp
Numri i madh i përdoruesve shfrytëzon këtë program pikërisht për shkëmbimin e këtillë të porosisë. Natyrisht, përveç kësaj mund të dërgohen edhe përmbajtje multimediale.
Punon në: “Android”, “iOS”, “Blackberry”, “Symbian”.
Viber
Për një kohë shumë të shkurtë ky program është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e përdoruesve në tërë botën. Përveç që ofron mundësinë e shkëmbimit të porosive, këtu janë edhe thirrjet të cilat mund të realizohen me këdo në botë për çmimin e lidhjes në internet.
Punon në: “Android” dhe “iOS”.
eBuddy
Program shumë i shpejt dhe stabil për shkëmbimin e fotografive dhe multimediave të tjera. Harxhon shumë pak për punë dhe është e lidhur me të gjitha shërbimet që nga “Facebook” e deri te “GTalk”.
Punon në: “Android” dhe “Symbian”.
Programet standarde për bisedë
Ekzistojnë aplikacionet origjinale të cilat janë të lidhura kryesisht me shërbimet si “Messenger”, për “Facebook” apo “Skype”, të cilat punojnë bukur mirë. Megjithatë, aplikacionet e përmendura më lart ofrojnë më shumë opsione, janë më stabile dhe mund të lidhen me shumë shërbime në një vend.
You Might also Like
Bing sfidon Google me thjeshtësi
Në vend që të garojë me Google në numrin e veçorive që mund të përfshihen…
By
2 Min Read
Facewatch, tani njeh fytyrën e hajdutit
Dyqanet në Britani janë duke përdorur një teknikë të identifikimit të kriminelëve nëpërmjet njohjes së…
By
1 Min Read
Boingo sjell aplikacionin për Wi-Fi të sigurtë
Disa prej nesh kanë të dhëna apo materiale të rëndësishme në laptop dhe ky motiv…
By
1 Min Read
Lansohet uebfaqja ekskluzive për “Emrat dhe Cilësitë e Allahut”
Këto ditë është lansuar edhe një webfaqe e re në kuadër të produkteve të shumta…
By
1 Min Read
Aplikacioni për bllokimin e reklamave Adblock Plus vjen për Android
Të gjithë e kemi përshtypjen se aplikacionet me reklama janë diçka e bezdisshme. Asnjëri nuk…
By
1 Min Read
Njihuni me 6 vjeçarin që fiton 11 milionë dollarë në vit
Ryan, prezantuesi 6 vjeçar i kanalit Youtube “Ryan Toys Review” është një multi miliarder. Kanali…
By
1 Min Read
