Njihuni me 6 vjeçarin që fiton 11 milionë dollarë në vit

Ryan, prezantuesi 6 vjeçar i kanalit Youtube “Ryan Toys Review” është një multi miliarder. Kanali në Youtube i menaxhuar nga familja e tij raportohet se ka gjeneruar 11 milionë dollarë në 2017 sipas listës së Forbes.

Kanali menaxhohet me ndihmën e prindërve të vogëlushit dhe ka nisur aktivitetin që në mars të vitit 2015. Ai bën analizë të lojërave.

Ryan filloi kur ishte 4 vjeç. Në korrik të 2015-ës videot e tij u bënë virale ku njëra prej më të famshmeve është “Giant Egg Surprise” dhe mori 800 milionë shikime.

Tashmë kanali i dedikohet i gjithi lojërave të ushqimeve për fëmijët dhe ato shoqërohen nga komenti i Ryan ndërsa filmimi realizohet nga prindërit e tij.

Kanali i tij ka 10 milionë abonentë që i bie të gjenerojë afro 1 milion dollar në muaj. Për më tepër ju ftojmë të shikoni videon më të fundit të tij.

Artikulli paraprakÇfarë i ndodh trupit nëse nuk laheni
Artikulli vijuesÇfarë është Hepatiti autoimun?