A do të bllokohet Shkupi nga mbi 300 mijë protestues kundër Gruevskit?

Opozita në Maqedoni do të mbaj sot në Shkup në ora 14.00 protestat historike ku mbi 300 mijë protestues nga të gjitha qytetet e vendit do të mblidhen në Shkup për të shprehur paknaqësin ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski për shkak të involvimit të tij në korrupcion, krim të organizuar, vrasjen e gazetarit Mlladenov dhe të riut 23 vjecar Neshkovski që u godit deri në vdekje nga truprroja e tij.
Gruesvki sipas dëshmive të opozitës është i përfshir edhe në skenarin e rastit MONSTRA ku 6 shqiptar të pafajshëm u dënuan për jetë, ndërsa 6 maqedonas u vranë në liqenin e Smilkovcit në Shkup.
 
Të gjithë qytetarët maqedonas, shqiptar, turq dhe etnitete tjera pritet të bllokojnë sot bulevardet e Shkupit. Edhe atë Bulevardin “Partizanska”, “Ilinenska” dhe bulevardet tjera të kryqendrës.
Me një fjalë Shkupi do t’i ngjaj një “deti” njerëzish të paknaqur dhe do të kërkojnë urgjentisht dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, pasi ka humbur dinjitetin dhe besimin e popullit ne Maqedoni.
Artikulli paraprakErdoğan: Pse vendet perëndimore heshtin mbi dënimet me vdekje në Egjipt
Artikulli vijuesShqiptarët sot e kanë shansin për protesta, nesër është vonë?!