A do të bllokohet Shkupi nga mbi 300 mijë protestues kundër Gruevskit?

0
208
Opozita në Maqedoni do të mbaj sot në Shkup në ora 14.00 protestat historike ku mbi 300 mijë protestues nga të gjitha qytetet e vendit do të mblidhen në Shkup për të shprehur paknaqësin ndaj kryeministrit, Nikolla Gruevski për shkak të involvimit të tij në korrupcion, krim të organizuar, vrasjen e gazetarit Mlladenov dhe të riut 23 vjecar Neshkovski që u godit deri në vdekje nga truprroja e tij.
Gruesvki sipas dëshmive të opozitës është i përfshir edhe në skenarin e rastit MONSTRA ku 6 shqiptar të pafajshëm u dënuan për jetë, ndërsa 6 maqedonas u vranë në liqenin e Smilkovcit në Shkup.
 
Të gjithë qytetarët maqedonas, shqiptar, turq dhe etnitete tjera pritet të bllokojnë sot bulevardet e Shkupit. Edhe atë Bulevardin “Partizanska”, “Ilinenska” dhe bulevardet tjera të kryqendrës.
Me një fjalë Shkupi do t’i ngjaj një “deti” njerëzish të paknaqur dhe do të kërkojnë urgjentisht dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, pasi ka humbur dinjitetin dhe besimin e popullit ne Maqedoni.