Kurban Bajrami, sofër më të bollshme për nevojtarët

Me qëllim që edhe njerëzit në nevojë në këtë ditë festive të kenë sofër më të bollshme dhe ambient më të ngrohtë familjar, për këtë shkak janë ndihmuar me produkte ushqimore, miell dhe veshmbathje.

Këtë vit Kompania e kripës “Izvor” dhe Kompania “Bako” nga Shkupi, së bashku kanë ndarë 40 pako për familjet e prezantuara në emisionit “Lot dhe gëzim”.
Na e kanë lehtësuar barrën, pasi mendonim si t[i sigurojmë produktet e nevojshme, ju falënderojmë nga zemra, thonë familjarët.
“Faleminderit që jeni kujtuar, ishalla Allahu ju shpërblen edhe ju edhe kompanitë që janë kujtuar për ne”- u shpreh protagonistja e emisionit “Lot dhe gëzim”.
“Faleminderit, Zoti i shpërbleftë edhe ata që kanë menduar dhe më kanë gëzuar për Bajram, faleminderit, Zoti i shpërbleftë”- tha protagonisti në emisionin “Lot dhe gëzim”.
“Ju falënderojmë që na keni ndihmuar për Bajram dhe që keni gëzuar fëmijët tanë, ju faleminderit shumë”- theksoi protagonistja e emisionit “Lot dhe gëzim”.
“I falënderoj të gjithë që na kanë ndihmuar, shumë i falënderoj”- tha protagonisti në emisionin “Lot dhe gëzim”.
Në aksion janë bashkangjitur edhe biznesmenë tjerë, ndërsa nevojtarët synojnë që ky gjest të vazhdojë edhe viteve të ardhshme, sepse në këtë mënyrë edhe për familjet në nevojë festat janë më kuptimplote. TVM2
Artikulli paraprakSi e festuan refugjatët Kurban Bajramin
Artikulli vijuesBFI, pritje për Kurban Bajram