A do të ketë edhe një tjetër Stuhi Vendimtare për ta rregulluar Sirinë?

Arabia Saudite dhe Turqia kanë zhvilluar bisedime të gjera për përmbysjen e regjimit të Bashar Asadit në Damask, raporton Huffington Post. Masat në fjalë pasojnë pas operacionit të suksesshëm “Stuhia Vendimtare” për të rivendosur legjitimitetin në Jemen, operacion ky i udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve Houthi. 
Sipas raportit, përpjekjet turko-saudite janë intensifikuar gjatë dhe pas vizitës së presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Rijad muajin e kaluar, duke shënuar një pikë kthese në qasjet e të dy vendeve në kuadër të krizës siriane.
“Turqia do të ofronte trupa tokësore, të mbështetura nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite, për të ndihmuar luftëtarët e moderuar të opozitës siriane kundër regjimit të Asadit,” thuhet sipas një burimi të njohur nga afër me diskutimet dhe planifikimet e përbashkët ushtarake, njoftoi Huffington Post.
Katari është duke ndërmjetësuar bisedimet mes Turqisë dhe Arabisë Saudite, të cilat duket të jetë në të njëjtën gjatësi vale lidhur me konfliktin e tejzgjatur sirian.
“Nëse bisedimet ndërmjet Turqisë dhe Arabisë Saudite vazhdojnë me sukses, ndërhyrja e tyre në Siri do të shkojë përpara, pavarësisht nëse do të ketë apo jo mbështetje nga SHBA,” tha një burim i përfshirë në bisedimet e Huffington Post.
Artikulli paraprakGoogle ju ndihmon për të gjetur telefonin tuaj
Artikulli vijuesSi ta eliminojmë sa më shpejt dhjamin e barkut?