Hedije nga Allahu!

0
1310

“Hedije nga Allahu!”: Konluzion i shkurtër rreth “puçit” të dështuar në Turqi

Natyrisht se në fillim duhet patjetër të potencohet; ky akt është antifetarë, antikombëtarë dhe në bazë i tmerrshëm dhe i dhimshëm sepse solli afërsisht 250 të vdekur dhe mbi 1400 të lënduar, frikë trishtim e shkatërrim dhe kundërshton çdo normë njerëzore dhe ligjore.

Mirëpo nuk duhet të harrojmë realitetin se ne jemi shum të kufizuar në perceptimin e urtësive hyjnore prandaj edhe në kësij momente duhet të themi ashtu siç thot populli se
“hajrit nuk i dihet.”
Urtësitë i din vetëm Allahu dhe padyshim se për besimtarin çdo gjë është hajr. Ndonjëher shohim diçka si jo të dobishme por Allahu mu aty e cakton një hajr të madh.

“Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini.” (2:216)

Prandaj kjo tentativë e kundërshtarëve të fesë së Allahut, liberalistave,ateistave,qafirave me motiv të prishtë,të flliqtë dhe të ultë për të ndalur të mirën,për të ndalur dobinë, për të ndalur zhvillimin dhe mirëqenien është përgatitur nga ata hollësisht dhe kan thurrur kurthe,mirëpo harruan se ato kurthe mund t’iu asgjësohen dhe t’iu kthehen bile “bumerang”. Padyshim se kjo ndodhi në turqi. Elhamdulilah!

“Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje: për të të
burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu
ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (8:30)

إِنَّهُمْ يَكِيدُونَ كَيْدًا

Ata vërtetë bëjnë kurtha
وَأَكِيدُ كَيْدًا

Po edhe Unë përgatis dështimin e kurtheve të tyre! (86:15-16)

Tash sigurisht se dy gjëra rezultojmë nga ky puç : E para; Ata që bërën tentativën janë të dështuarit e vërtete dhe qëllimin nuk e arritën fare.
E dyta: Ata do të denohen dhe do të largohen. Kjo do të thot spastrim nga këto fëlliqësira, spastrim nga këto virusa për popullin turk.
Kështu do të avanson zhvillimi me hapa më të sigurt dhe më të “shëndetshëm” (përshkak eliminimit të virusave) dhe shansa për një puç tjetër do të minimizohet,me lejen e Allahut.

Prandaj edhe në këtë kontext Presidenti i mençur dhe mendjeprehtë turk Rexhep Tajjip Erdogan, Allahu e rujtë, paska thënë se ky puç ka qenë një “hedije nga Allahu” sepse tash do të njihen ata prej të cilëve duhet të pastrohet shoqeria turke.

Sa bukur paska thënë!
Dhe mu kështu duhet të kuptohet gjendja.

Ne asnjëher nuk duhet harruar se drejtësia është triumfuese dhe se e kota nuk mund ti bënë ball të vërtetës.

Çdokush që ka logjike dhe mendje dhe nuk e urren të mirën e vëren menjëher se në cilën anë klasifikohen puçistët dhe në cilën anë Erdogani dhe populli.

Për fund dua ta përmbylli me një pytje drejt extremisteve që e teprojnë në tekfir dhe as në kesilloj momente të vështira për vëllezërit tan nuk jan ndalur të folurit keq për Erdoganin duke e sulmuar me parolet e njohura të tyre drejt tij.
Shum qartë e dijmë se kush qëndron prapa këtij akti, pra siç e ceka më lartë, urrejtësit e Islamit ,tradhtaret,liberalet,ateistet etj. e tash VENDOS DHE ZGJIDH vlla ti me kënd je,dhe cilën anë don ta përkrahësh!? Kur doni ta kuptoni se këtu (me gjith gabimet që ka Erdogani) prap lufta është duke u zhvilluar mes Islamit dhe Kufrit.

Shkurtimisht: Dobia që nxjerrim,ky akt terrorist e forcoi Erdoganin dhe popullin turk,i cili meriton respekt dhe falëndërim për trimërinë, për guximin, për besnikërine,për maturinë , për mençurinë, për atdhedashurine dhe përkrahjen që e treguan në atë natë të premte të 15.07.2016 e cila do të hyj në histori.

Allahu e rujtë Erdoganin,turqinë dhe çdo vend musliman!

Shkruan: Hoxhë Ardian Elezi
19.07.2016