A do të ketë luftë midis arabëve dhe aleancës izraelito-iraniane?

Mendimtari i njohur arab dhe analisti politik, Dr. Abdullah El-Nefisi, në profilin e tij në Twitter, duke komentuar situatën e tanishme dhe rolin e fuqive në Lindjen e Mesme, ka thënë:

“Mosmarrëveshjet historike ndërmjet arabëve dhe Izraelit, tani më janë të njohura, sikur që janë edhe ndërmjet arabëve dhe Iranit. A do të çojë kjo në një aleancë midis Izraelit dhe Iranit?

“Izraeli nuk duket se ka ndonjë shqetësim për rritjen e tërë asaj prezence të ushtrisë iraniane në Siri, edhe pse kjo ushtri gjendet shumë afër kufirit izraelit. Cila do të ishte arsyeja e një bashkëpunimi të tillë?“, ka shtuar më tutje analisti politik Dr. Abdullah El-Nefesi.

(Islampress)

Artikulli paraprakFrancezi bënte foto anti-islame, ja si ia ktheu muslimanja
Artikulli vijuesIzraeli planifikon dëbimin e palestinezëve nga Kudsi (Jerusalemi)