Tregohet se një mbret sheh në ëndërr se të gjithë dhëmbët i kishin rënë dhe i ishin thyer. Ai zgjohet i frikësuar dhe menjëherë thërret interpretuesin e tij të ëndrrave. Pasi i tregon ëndrrën që e kishte frikësuar dhe i kishte kallur daten, interpretuesi e pyeti si me ndrojtje: “Lartmadhëria juaj! A jeni i sigurt për ëndrrën që keni parë ?”
Mbreti iu pergjigj: “Sigurisht, pasi është tamam ashtu siç ta tregova.”
Interpretuesi i tha: “Më vjen shumë keq që po e them, por kjo ëndërr thotë se të gjithë familjarët e tu do të vdesin.”
Mbreti e humbu toruan, u ngrit në këmbë, iu kanos interpretuesit të ëndrrave dhe urdhëroi që të çohej menjëherë ne qeli.
Pastaj urdhëroi që t’i sillej një interpretues tjetër. Me të ardhur dhe me të degjuar ëndrrën, ai e pyeti mbretin: “Lartmadhëria juaj!
A jeni i sigurt për këtë ëndërr ?”
Mbreti i tha si me dyshim: “Po, i sigurt jam. Pse si e interpreton ti ?”
Interpretuesi i tha: “Nëse është kështu, atëherë unë po ju përgëzoj që tani.”
Mbreti: “E përse ?!”
Interpretuesi, duke buzëqeshur shtoi: “Ëndrra që keni pare, më thotë se ju do të jetoni më gjatë se të gjithë familjarët e tu .”
I gëzuar, mbreti e pyeti: “A je i sigurt për këtë ?
Interpretuesi iu pergjigj: “100 %”
Mbreti u çel ne fytyrë dhe menjëherë urdhëroi që interpretuesit ti jepej një dhuratë e vyer.
Në fakt, të dy interpretimet ishin njëlloj, por mënyra si iu tha ishte e ndryshme.
Le të manifestojmë kujdes në përzgjedhjen e fjalëve që themi, pasi ato mund të ndryshojnë jetët tona dhe jetën e dikuj tjetër.
You Might also Like
Dr. Shefqet Krasniqi: Vaso Pasha nuk tha bre se "kisha e Milosheviçit n’midis Prishtinës është feja e shqiptarit" !
Preshevë -“Dikur patrioti shqiptar, Pashko Vasa, duke parë rrezikun e manipulimit grekë mbi Shqipërinë nëpërmjet…
By
4 Min Read
Siri – Koalicioni bombardon pozicionet e DAEH-it në Azez
Avionët e koalicionit ndërkombëtar vazhdojë të bombardojnë pozicionet e organizatës terroriste DAESH në qytezën Azez,…
By
2 Min Read
A kanë qenë shqiptarët në Perandorinë Osmane të sunduar e të shtypur apo bashkësundimtarë me osmanët turq?
Në konceptin nacionalist shqiptar marrëdhëniet shqiptaro-osmane deri në periudhën e Tanzimatit kanë qenë të mira,…
By
12 Min Read
A e ndaloi një mysliman shpërthimin në stadiumin e Parisit?
Thashethemet shpërthyen sidomos pas një raportimi nga Wall Street Journal për ngjarjet jashtë stadiumit. Në…
By
3 Min Read
Jabllanoviq: Ministrat serbë të Mustafës marrin 70% në tenderë
Kryetari i Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka deklaruar se me ministrat serbë në Qeverinë e Isa…
By
2 Min Read
Sfidat kryesore të NATO-s: ISIL dhe Rusia
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se NATO-ja po përgatitet të shtojë kundërpërgjigjen…
By
4 Min Read
