A do ti ndalon Arabia Saudite haxhinjët e ardhshëm të Iranit?

Ambasada e Arabisë Saudite në Ankara, në lidhje me pretendimet se është vendosur ndalimi i haxhinjve të ardhshëm të Iranit, tha se “Arabia Saudite nuk shikon në mënyrë politike për lehtësimin e punëve, për ofrimin e sigurisë të haxhive të ardhshëm, por më tepër, këtë e shikon si një përgjegjësi fetare e dhënë nga Islami për shkak se vendet të shenjta si Meka dhe Medina gjenden brenda kufijve të saja”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasada ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp pas lajmeve ku pretendohet se “Autoritetet e Mbretërisë së Arabisë Saudite kanë vendosur parandalimin që haxhitë të ardhshëm të përmbushin adhurimet e tyre”.

Në deklaratën të cilën kundërshtohen pretendimet në fjalë, u theksua se nëse do të shikohet me mëshirë ndaj qeverisë dhe popullit të Arabisë Saudite, do të shikohet qartë se qeveria Saudite nuk e ka parandaluar dhe nuk do ta parandaloj asnjë haxhi të ardhshëm të kryej adhurimet e tyre dhe është duke i mirëpritur të gjithë haxhilerët e ardhshëm pa marrë parasysh origjinën tyre racore ose sektariane në kuadër të rregullimeve të haxhit të pajtuar nga të gjithë shtetet.

“Arabia Saudite nuk shikon në mënyrë politike për lehtësimin e punëve, për ofrimin e sigurisë të haxhive të ardhshëm, por më tepër, këtë e shikon si një përgjegjësi fetare e dhënë nga Islami për shkak se vendet të shenjta si Meka dhe Medina gjenden brenda kufijve të saja”, thuhet në deklaratë.

– “Arabia Saudite nuk shfaq qëndrim armiqësor kundër asnjë shteti”-

Në deklaratë është nënvizuar se kjo pikë dihet hapur dhe qartë nga të gjithë që nga periudha e Mbretit Abdulaziz Al-Suud, themeluesi i Arabisë Saudite dhe pohohet se Ministria e Haxhit dhe Umres në Arabinë Saudite çdo vit është duke i ftuar të gjithë shtetet Arabe dhe Muslimane, madje edhe përfaqësuesit e shteteve me pakica muslimane që të trajtojnë rregulloret në lidhje me haxhilerët e ardhshëm.

Në deklaratë, duke u theksuar se numri i këtyre shteteve është më shumë se 78 dhe se Republika Islamike e Iranit gjendet në mesin e tyre, theksohet se: “Sa i përket kësaj, qeveria e Arabisë Saudite ka treguar gatishmëri që të zhvillojë takim me delegacionin e Organizatës Iraniane të Haxhit për të diskutuar rreth temave që kanë të bëjnë me haxhinjtë e ardhshëm, megjithatë në fund të takimeve dhe bisedimeve delegacioni nga Irani refuzoi ta nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit dhe si arsyetim është thënë se memorandumi në fjalë duhet t’i prezantohet autoriteteve përkatëse të Iranit.

Artikulli paraprakPalestina bën thirrje për zgjidhje në Samitin Botëror Humanitar
Artikulli vijuesJa çfarë duhet të dini për menopauzën