A e di se kush e di të fshehtën?

Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di)…” Al Imran,179

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet”. Thuaj: “A barazohet i verbëri me atë që sheh? A s’po mendoni?” El Enam 50

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë”. El Earaf 188

Nuhu (alejhis selam) thotë: “Unë nuk ju them se kam thesarin e Allahut apo që e di të padukshmen. As nuk them se unë jam engjëll…” Hud 31

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet.” En Neml 65

Allahu i Madhëruar thotë: “Kur Ne ia caktuam atij vdekjen, atyre nuk u dha shenjë askush për vdekjen e tij, pos krimbit të drurit. Dhe, kur u rrëzua (Sulejmani), u bë e qartë se, sikur ta dinin xhindet të padukshmen, nuk do të vijonin në dënimin e poshtëruar.” Sebe 14

Allahu i Madhëruar thotë: “Ai i ka çelësat e së padukshmes dhe vetëm Ai i njeh ato.” El Enam 59

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Me të vërtetë, të padukshmet i di vetëm Allahu.” Junus 20

Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu i di të fshehtat e qiejve dhe të Tokës…” Hud 123

Allahu i Madhëruar thotë: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt.” El Xhin 26

Dhe thotë i Madhëruari: “Thuaj (o Muhamed): “Allahu e di më mirë sa kanë qëndruar. Atij i përket fshehtësia e qiejve dhe e Tokës.” El Kehf 26

Transmetohet nga Abdullah bin Umer (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) se ka thënë: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Celësat e të fshehtës janë pesë e nuk i di askush tjetër përveç Allahut:

1. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër përveç Allahut.

2. Askush nuk e di se çfarë ka në mitra përveç Allahut.

3. Personi nuk e di se çfarë do veprojë nesër dhe nuk e di se në cilin vend do vdesë.

4. Askush nuk e di se kur do bjerë shi’ përveç Allahut

5. Askush nuk e di se kur do të ndodhë Kiameti përveç Allahut.”

E ka nxjerr Buhariu në katër vende, si më poshtë:

– “El Istiska” (2/23)– “Tefsiru Sure El Enam” (5/193)- “Tefsiru Sure Lukman” (6/21)- “Et Teuhid” (8/165-166).

Artikulli paraprakAi që vdes në këtë gjendje do të jetë me Profetët
Artikulli vijues5 çëlesat e fshehtësie e nuk i di askush përveç Allahut.