Shkruan Bekim Berisha
Gjeneralizimi është veti e njerëzve me IQ (koeficienti i intelegjencës) të ulët. POR, duke qenë se edhe debati në të shumtën e rasteve zhvillohet në nivelin e atij me IQ më të ulët, hajde t’jua kthej në mënyrën e tyre, të gjithë atyre të cilët nga momenti kur e shkruva mbrëmë statusin lidhur me z. Zekiri-n, (dhe vetëm pse thash se ky ishte një veprim i guximshëm nga ana e Tij) mu vërsulën në “inbox” se unë qenkam “shkja”, apo “LSDM” e ku ta di se qka!
Rastësisht e lexova shkrimin e “Kurir-it” lidhur me aderimin e Muhamed Zekiri-t në LSDM! Dhe besomëni, pata qfarë të shoh. Aq shum mllef ndaj z. Zekiri-t, aq shum urrejtje dhe aq shum frikë në të njejtin moment nuk kisha parë kurrë më parë!! Deri në atë masë e kishin humbur mendjen, sa që nuk dijshin as se qfarë shkruajn. Po ju pyes juve pra (dhe për këtë qëllim po e lë statusin “public”) “kurirca” (ju që më shkruajtët në “inbox”):
a e ndani edhe ju qënrimin e “Kurir-it”?!
A mendoni edhe ju njejt sikur “Kurir” se:
• Hashim Thaçi, ka kryer krime lufte ndaj popullatës civile sërbe gjatë luftës në Kosovë?!
• Ivanovi (jo institucioni president, por drejtpërsëdrejti Gjorge Ivanov, i cili duartrokiste në Sërbi, kur huliganët na shanin dhe ofendonin) duhet të rrespektohet më tepër se Hashim Thaçi nga ne shqiptarët?!
• Se Joe Biden, nënpresidenti Amerikan, paska gabuar kur u takua me “kriminelin e luftës”?!
• Se Izraeli në fakt nuk po ushtron terror mbi popullatën e pafajshme në Palestinë?!
• Se nuk duheshka të postohen citate nga Hoxha i ndjerë Mulla Jakup Asipi?!
• Apo me përshkrimin e Hoxhës së nderuar që ia bën ky portal?!
• A ju dhimbset edhe juve nëse “bije cari te Vardari”?!
• A gabim paska shkruar z. Zekiri, kur lidhur me rastin “Monstra” në profilin e Tij kishte cituar Sejjid Kutub-in, ku ka thënë: “Nëse në një vend fajtorët janë të fortë, atëherë të pafajshmit kërkoni në burg”?!
Me cilat nga këto teza të “Kurir-it” pajtoheni?!
Në fakt, un e dij se ju nuk pajtoheni me asnjë nga këto idiotizma që i shkruan “Kurir-i”, por vetëm dashta t’jua bëj me dije budallallikun tuaj!!