A është e drejtë të kritikohen refugjatët sirianë për celularët e shtrenjtë?

Të gjithë e njohin rëndësinë e telefonave të zgjuar, që ndonjëherë edhe ta shpëtojnë jetën. P.sh. një studim thotë se 53 për qind e amerikanëve i kanë përdorur për të marrë ndihma emergjente. Por, kritikët thonë se ata që ikin nga katastrofat, përndjekjet politike e lufta, nuk mund t’i marrin me vete ato, sepse me këta celularë duket sikur ata nuk kanë fare nevojë për ndihmë, shkruan Business Insider. Madje, përdorimi i tyre krijon perceptimin se disa nuk e meritojnë statutin e refugjatit.
Siria ka 87 telefona mobilë për çdo 100 njerëz, për çka Patrick Howell O’Neill ka thënë se kryengritja siriane është një nga luftërat e para të mediave sociale.

Madje, kryengritësit kanë përdorur internetin për mbledhje fondesh dhe propagandë, ndërsa viktimat shpeshherë kanë postuar pamje nga lufta, transmeton Telegrafi.

Por, një popull me katër milionë refugjatë e shumica me telefona të zgjuar, nuk është dëshmi se diçka po ndërron për të mirë. Madje, telefonat as nuk janë shans për mbijetesë në rrugën e tyre drejtë sigurisë.

Përdorimi i vetëm i tyre po bëhet vetëm në këto aspekte: refugjatët këta telefona po i përdorin për postime në Facebook kundër rreziqeve që imponohen nga trafikantët; skafistët për GPS e WhatsApp-i për ekipet e shpëtimit. Ndërsa, kur vendosen diku në të sigurt, refugjatët po i përdorin telefonat për të marrë lajme nga vendlindja, e madje edhe për selfie.

Derisa amerikanët flenë me telefona të tillë, prania e tyre tek refugjatët po kritikohet, sepse askush nuk dëshiron të shoh telefona të shtrenjtë tek dikush që pret në rend për ushqim, ose fle në kampe. Megjithatë, dikush e ndërton nga vogëlsira jetën e re, e ai mund të jetë pikërisht ky telefon!

Prandaj, nuk duhet të paragjykojmë pse ai/ajo ka telefonë të mençur e smund të jetë refugjatë.

Artikulli paraprakInteri fiton derbin dhe merr kreun
Artikulli vijuesIa dalin: Babai dhe fëmija që u penguan nga kameramania arrijnë në Gjermani