Liderët kosovarë të gëzuar e relaksuar do ti shtrëngonin duart me njëri- tjetrin, të dielën e shkuar, për sigurimin e votave për të kaluar marrëveshjen e Demarkimit të kufirit me Malin e Zi.
Shtrëngimi erdhi pas përfundimit të takimit të dytë me radhe më Listën Serbe që u mbajt në një lokal në periferi të Prishtinës, e që në mendjen e tyre dhe të gjithë të pranishmëve ishte konsideruar i suksesshëm, por që doli të jetë e kundërta.Takimi i parë, që shënonte një lëvizje para, ishte mbajtur tre ditë më parë, dhe liderët e vendit po i mbanin deputetët afër që ne rast të konkretizimit votimi të mbahej të premten pasdite ose të shtunën, e javës së kaluar.
Në tryezë liderët kosovarë ishin pajtuar që në shkëmbim të votimit të marrëveshjes Lista Serbe të merret 3 anëtarë bordit të Trepçës ndërsa koalicioni qeverisës të kishte 6 anëtarët e tjerë.
Lista gjatë takimit kishte hequr dorë nga kërkesa fillestare për të pasur 4 anëtar Bordi duke pranuar një anëtar më pak, ndërsa liderët kosovarë ishin ndarë të kënaqur me marrëveshjen pasi që ajo nuk shkelte asnjë themel ligjor dhe kushtetues të vendit.Të lumtur me marrëveshjen e arritur, ata u shpërndanë të qetë për ne shtëpitë e tyre me bindjen se të martën do të kishin vota të mjaftueshme për të përmbyllur marrëveshjen e cila qe 3 vite po i mban peng qytetarët e Kosovës nga lëvizja e lirë në Bashkimin Evropian.
Kjo megjithatë doli të jetë vetëm një dëshirë e mirë, por që nuk është duke u bërë realitet. Para seancës së thirrur për të martën, Haradinaj, Veseli, Pacolli dhe Limajn do të kuptojnë që shtrëngimi i duarsh i të dielës mbrëma nuk kishte vlerë dhe se ata nuk kishin pajtimin e Listës Serbe për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit.Një “dorë e padukshme” duket të këtë ndërhyrë edhe kësaj radhe për të penguar ose në rastin më të mirë për të zvarritur miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Efekti tjetër përmes kësaj zvarritjeje duket të jetë- rritja e tensioneve me Listën Serbe dhe me këtë edhe Serbinë në prag të propozimit që do të vjen nga Serbia për si e quajnë ata “Zgjedhjen e Statusit të Kosovës”.Asnjëri nga liderët kryesor të vendit, me njerëz të afërm të disa nga të cilët ka biseduar Gazeta Blic, nuk e dinë se si erdhi deri të zhdukja e marrëveshjes dhe as kush mund të jetë shkaktari prapa perdeve.“Një gjë e dimë që Ramushi, Fatmiri dhe Kadriu janë shumë të interesuar që marrëveshja të kaloj. Kush dhe si po e pengon dhe për sa kohë nuk e dimë as ne”, tha njëri nga këshilltarët e afërt të njërit nga katër liderët e Kosovës, të premten pasdite.
Por “dora e padukshme” për të cilën katër liderët as nuk duan dhe as nuk guxojnë të flasin, por që vetëm sa nuk e vizatojnë- duket lehtësisht e qartë se kush mund të jetë. Askush tjetër përveç se Presidentit të Kosovës, Hashimi Thaçi.Ky i fundit nuk ishte pjesë e diskutimeve dhe as e marrëveshjes së arritur të dielën. Në anën tjetër, Thaçi është personi i vetëm nga liderët aktual të vendit me kontakte direkte por edhe indirekte me Aleksandar Vucic, i cili me gjasë ende nuk po e jep lejen për votim.
Një arsye shtesë që liderëve ju qan zemra se Thaçi është zvarritësi dhe pengesa, është vetë mënyra se si e bënë lojën politikë ai: të krijoj probleme dhe ti zgjedh vet duke bërë kështu këdo tjetër të duket i pa aftë për të kryer ndonjë punë.Sot, të premten, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se nuk kanë marrëveshje me Listën Serbe për të kaluar Demarkacionin.
Të njëjtën gjë i deklaruan mediave serbe edhe përfaqësues të këtij subjekti serb.Ndonëse seanca është thirrur për të martën, votat për të kaluar marrëveshjen ende nuk janë të sigurt në tërësi.Momentalisht janë të siguruara 79 vota nga 80 sa duhen për të kaluar marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, ashtu si është propozuar nga Qeveria e Kosovës dhe sipas marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila do ta jep votën e saj ndonëse është në opozitë.
Ramush Haradinajt dhe koalicionit qeveritar nuk u mbeti rrugë tjetër veçse të kërkojnë mbështetje nga Vetëvendosje dhe tashmë “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, që janë 12 deputetë të dalur nga VV. Por kërkesa që kryeministri e bëri sot vështirë se do të realizohet.“Vetëvendosje”, tashmë për të di saten herë është deklaruar kundër votimit. Grupi i Deputetëve të Pavarur” ende është në fazë të konsolidimit dhe nuk ka dal me qëndrim grupor për këtë çështje.
Burimet e Gazeta Blic, thonë se ata janë me elastik në këtë drejtim, por kushtet që mund ti vendosin do të janë vështirë të pranueshme për Qeverinë e Kosovës.Saga për demarkacioni, e kurthuar në shumë vende, mund të vazhdojë edhe për një kohë- të paktën për aq sa këtë ta sheh të nevojshme “dora e padukshme”. /Gazeta Blic