Skandaloze: në Tetovë do të ndërtohet kryqi gjigand (Foto)

Shoqata e vëllazërisë krishtere do të ndërtojë një kullë prej shkëmbi në zemër të Kodrës së Diellit dhe në majën e saj do vendoset një kryq i ndriçuar gjashtë metra të lartë, njofton TetovaSot.

“Jemi të nderuar të ju informojmë që vëllazëria krishtere ka filluar ndërtimin e një kulle prej guri, në majën e të cilit do të vendoset kryqi ndriçues me dimensione 6×4 metra në zemër të Pollogut, nën malin Sharr dhe Malit të Thatë. Ne synojmë të gjithë së bashku dhe të bashkuar për të ndërtuar një kullë krishtere dhe Kryqin e Shenjtë që të jetë themeli dhe mbrojtësi i besimit tonë në Tetovë dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e shoqatës krishtere.

Nga kjo shoqatë, poashtu kanë kërkuar nga të gjithë krishterët e Maqedonisë dhe më gjërë që të donojnë ndihma materiale dhe fianciare për ndërtimin e këtij kryqi gjigand në zemër të Tetovës, e cila do të shihet nga të gjitha anët, njëjtë si ai në Vodno në Shkup.

Artikulli paraprakForcat e Armatosura të Turqisë partner i fuqishëm i FSK-së
Artikulli vijuesAntari i grupit të Kumanovës kërkon të luftojë kundër DAESHI-it