Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, Qeveria e Gjermanisë është duke i këshilluar qytetarët e vet që të rezervojnë ushqim dhe ujë për përdorim në rast të ndonjë emergjence kombëtare.
Por, disa deputetë opozitarë kanë thënë se koncepti i ri për mbrojtje civile, i cili do të dalë para ministrave këtë të mërkurë, është thjesht për t’ua futur frikën njerëzve.
Qytetarët këshillohen që të rezervojnë mjaft ushqim që do t’iu zgjaste 10 ditë, sepse fillimisht ndonjë fatkeqësi mund t’i bëjë të paarritshme shërbimet emergjente të sigurisë.
Sipas konceptit, qytetarët këshillohen të rezervojnë ujë për pesë ditë – dy litra në ditë për person.
Sipas Frankfurter Allgemeine (FAZ), koncepti i ri përbën 69 faqe dhe është përgatitur nga ministri i Brendshëm gjerman.
Sipas këtij dokumenti “një sulm në territorin gjerman, që kërkon mbrojtje konvencionale të kombit, nuk ka mundësi të ndodhë,” megjithatë, në dokument thuhet: “një kërcënim i madh ndaj sigurisë së kombit gjerman në të ardhmen nuk mund të përjashtohet, prandaj masat civile mbrojtëse janë të nevojshme.”