Britanikët, peticion për ta ndaluar hyrjen e Donald Trump në ishull

Mijëra britanikë kanë nënshkruar një peticion, ku kërkohet ndalimi i kandidatit republikan Donald Trump, të hyjë në këtë shtet.

Peticioni i nisur në Mbretërinë e Bashkuar ka marrë deri më tani rreth 60,000 nënshkrime. Ata u bëjnë thirrje deputetëve për të penguar futjen e Trump. Sipas qytetarëve, nuk është hera e parë që Britania u ndalon hyrjen individëve që kanë përdorur gjuhën e urrejtjes.

“Të njëjtat parime duhet të zbatohen për të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar. Për ata që dëshirojnë të hyjnë në kufijtë e saj, kjo duhet të zbatohet në mënyrë të drejtë si për të varfrit e të dobëtit ashtu edhe për të pasurit dhe të fuqishmit”, janë shprehur qytetarët.

Indinjata e britanikëve ka qenë e madhe, pas deklaratës së bërë nga Trump, i cili kërkoi që të mbyllen kufijtë për myslimanët në SHBA.

Deklarata e Donald Trump për të mbyllur kufijtë derisa përfaqësuesit e SHBA-së të kuptonin se çfarë po ndodhte dhe të merrnin masa, u bë pas ngjarjeve të ndodhura në Kaliforni, ku mbetën të vdekur 14 persona. Mirëpo, kjo deklaratë e tij është kritikuar nga mbarë bota.

Artikulli paraprakRusia diskutoi shpalljen e luftës ndaj Turqisë
Artikulli vijuesPutin i kërkoi falje Erdoganit