Dje Kosova ka marrë një lajm të hidhur, në mesin e plotë lajmeve të tilla. As ky vit që po mbyllim e as ai tjetri që po fillojmë kosovarët do ti lë prapë të izoluar, duke mos pasur mundësinë e lëvizjes lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
Dhe në këtë mes ku dëshpërimi është i madh, secili politikanë që është në udhëheqje të vendit po mundohet tia gjuaj fajin për këtë dështim dikujt tjetër, por edhe poashtu po shtrohet një çështje interesante për diskutim se mos vallë arabët na kanë faj se ne nuk mund të lëvizim lirshëm nëpër Bashkimin Evropian!
Mos anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, iu atribuua arabëve për mos pranim, ku kishte nxitje të madhe të urrejtjes ndaj shteteve të lindjes dhe Arabisë në veçanti.
Kjo sa është e mërzitshme, është edhe tregues real i problemeve të Kosovës. Shpresat i kishim në liberalizim, për arsye se në këtë Kosovën e larë me gjakun e dëshmorëve nuk ka shpresë për një jetë më të mirë, arsim më të mirë, shëndetësi më të mirë, infrastrukturë më të mirë dhe dhe më mirë e më mirë….
Këto probleme që ne po përballemi qe sa vite për çdo ditë, pushtetet tona për çdo ditë kanë ditur me hedh hy syve të kosovarëve me ekstremizëm e me arabizëm, duke mos e rregulluar shtetin dhe institucionet e veta. Kur ndodhi kjo që ndodhi, një ndër arsyet që po përmendet është se me këtë mos pranim do të rritet ekstremizimi! E çuditshme, ekstremizmi herë pengesë pastaj përmes ekstremizimit na pranoni andej!
I dashur pushtetar, qytetari bahet ekstremistë kur ti ia bënë jetën ferr në ato kilometra që ai ndjehet autokton. Bukë, ujë e ajër, janë gjërat elementare që shumë njerëz për çdo ditë luftojnë në këtë Kosovën tonë. Liberalizimi i vizave, është një mundësi për të ikur nga ky ferr, që pushteti juaj e ka instaluar dhe jeton pa e prishur tymin.
Mos liberalizimi i vizave është mundësia e fundit që diplomacia jonë, politakanët tonë, qeveritarët tonë, të reflektojnë dhe të mendojnë se çfarë i kanë bërë këtij vendi? A duhet të ndryshojnë këtë qasje dhe të punojnë për misionin të cilin e kanë marrë përsipër nga populli apo do të vazhdojnë për çdo ditë tia bëjnë popullit të tyre jetën ferr? Nëse nuk jeni të aftë, hapni krahun./KohaIslame
You Might also Like
Pallati i Erdoganit do të mbrohet me sistem antiraktetor
Zëdhënësi i presidentit turk Erdogan, Ibrahim Kalin tha se pallati presidencial në Ankara, i cili…
By
1 Min Read
Obsessioni i rrezikshëm i Gjermanisë
Aftësia e Bashkimit Evropian për t'iu përgjigjur sfidave globale dhe të brendshme do të varet…
By
10 Min Read
Qeveria e korruptuar puçistit Sisi në Egjiptit jep dorëheqjen
Presideni egjiptian i ardhur në detyrë me anë të puçit ushtarak, Abdulfettah es-Sisi ka pranuar…
By
1 Min Read
Kamera fluturuese i jep fund shkopinjve për selfie
Kamera fluturuese shumë shpejtë do të ndryshojë gjithçka në teknologjinë e fotografive “selfie”. Kompania kineze…
By
1 Min Read
Shoqata NUN gëzon skamnorët me këpucë të reja për Bajram
Shoqata "NuN" nga Shkupi sot ka filluar me shpërndarjen e 5 mij palë këpucëve të të…
By
0 Min Read
Turqi, tjetër tragjedi në det, mbyten të paktën 34 persona
Një tjetër tragjedi e dyfishtë në det, që përfshin emigrantët. Të paktën 34 persona humbën…
By
2 Min Read
