PL kërkon zgjidhje urgjente të rastit ‘’Monstra’’

Partia liberale apelon deri tek prokuroria speciale që në mënyrë urgjente të shqyrtojë rastin Monstra dhe të merr atë në ingerenca të saj.

‘’Bëhet fjalë për një rast shumë specifik dhe të ndjeshëm që tragjikisht ka edhe viktima edhe të dënuar. Për shkak të rënimit të legjitimitetit të sistemit të drejtësisë tek ne dhe qytetarët nuk kanë besim’’, thuhet në kumtesën e partisë liberale.

Nga kjo parti bëjn të ditur se popullata duhet të dijë të vërtetën.

‘’Me vëmendje ndjekim procesin dhe mendojmë se popullara duhet ta dijë të vërtetën si një nga rastet më të ndjeshme të historisë dhe shumë kontraverze. Në këtë mënyrë duhet të meret seriozisht i gjithë rasti në duart e prokurores speciale’’.

Artikulli paraprakIslamofobja Arbana Xharra e akuzon ISIS-in pse sjan heq vizat në Kosovë :)
Artikulli vijuesA mos rastësisht janë arabët fajtor për mos liberalizimin e vizave?