Dhimbja fizike do të mund të matet edhe në mënyrë objektive, përveç se te ndihet subjektivisht. Një gjë e tillë nuk dihet se kur do të ndodhë, por me sa duket dita nuk do të jetë e largët. E gjitha kjo falë një kërkimi të kryer nga një grup studiuesish të Universitetit të Oksfordit. Me sa duket regjistrimi i valëve cerebrale përcaktuese, mund të japë të dhëna për t’u bërë më pas një vlerësim i besueshëm i intensitetit të dhimbjes. Bëhet fjalë për një sinjal neuronal, matja e të cilit u bë i mundur nga disa vullnetarë të prekur nga dhimbjet kronike. Atyre iu lidhën dy elektroda, në diencefal në talamus dhe mesencefal, në lëndën gri, dy zona të mirëpërcaktuara të trurit. Kërkuesit kanë mundur në kët mënyrë të regjistrojnë aktivitetin përgjatë ngacmimit të zonave të ndjeshme dhe atyre jo të ndjeshme ndaj dhimbjes, ndërkohë që subjektet pyeteshin mbi intensitetin e dhimbjes që ndjenin. Kohëzgjatja e valëve me frekuencë të shkurtër, të prodhuara nga zonat e trurit nën hetim, rritej në mënyrë të konsiderueshme me rritjen e ndjesisë së dhimbjes. Zbulimi mund të revolucionojë terapitë ndaj dhimbjeve kronike. Sfida, pas kësaj është vënia në punë e një sensori “inteligjent”, në gjendje të perceptojë këto valë të veçanta , e në këtë mënyrë të çaktivizojë ndjesinë e dhimbjes.
You Might also Like
Perimet jeshile “rinojnë” trurin njerëzor deri 11 vjet
Studimi ka treguar se personat që konsumojnë spinaq në bazë ditore dhe perimet jeshile kanë…
By
Redaksia
2 Min Read
Çka është metoda shkencore?
Ibn Al-Haytham besohet të jetë personi i parë që ka përdor metodën shkencore. Metodat shkencore…
By
Redaksia
5 Min Read
Pse duhet të hamë dardha
Dardhat janë ushqim ideal i vjeshtës, i cili për shumë arsye duhet të konsumohet sa…
By
Redaksia
3 Min Read
Mrekullitë mjekësore dhe shkencore të ujit të Zem Zemit
Në vitin 1971 një mjek Egjiptian ka thënë për “European Press” se kinse uji i…
By
Redaksia
9 Min Read
Sekretet e shamisë sipas studimeve shkencore
Një studim shkencor ka vërtetuar se gruaja, që bart shaminë dhe është kureshtare për këtë,…
By
Redaksia
7 Min Read
Maqedoni, ndahen shpërblimet "Ueb faqja më e mirë shkollore"
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni sot bëri të ditur shkollat fituese të garës…
By
Redaksia
1 Min Read
