A po harrohet rasti “Monstra”?

Aktivisti i shoqërisë civile dhe kryetari i Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni, Daim Hiseni ngrit zërin se po harrohet rasti Monstra dhe zbardhja e tij, që të shpallet pafajësia dhe drejtësia.

“Disi kam fituar përshtypjen se rasti MONSTRA po fillon të mbetet në haresë.
Bombat për këtë rast po heshten, që të shpëtoj qeveria VMRO-BDI,
Nuk e dij deri kur në këtë vend do të tolerohet që fajtorët të jenë në liri dhe të pafajshmit në qeli?!!!”, ka shkruar Hiseni.

Por ketij mesazhi te leshuar ne facebook i eshte pergjigjur Bedri Ajdari njeri nga familjaret e te denuarve ne rastin “Monstra” qe ndodhi ne prill te 2012, ku u vrane pese maqedonas.

Bedri Ajdari Nuk lirohen as te “monstres”, as te “Sopotit”, as te “Brodecit” as te “Gazi Babes” as te asnji rasti te montuar qe ka ndodh ne Maqedoni, as ndertohet kanali i Hasanbegut e i Haraqines, pa e pa armiku seriozitetin tone si shqiptar. Mbajeni mend sot neve neser juve dhe nuk dihet se kuj, armikut vazhdimisht i duhet harac, gjak shqiptari, nenshtrim, burgim, vajtim femijesh, egzodus shqiptaresh ne drejtim te pa njohur, fshirje nga listat zgjedhore, me nje fjale zhdukje ne c’do lloj menyre! (INA)

Artikulli paraprakErdoğan: Jemi të vendosur për ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë
Artikulli vijuesSi të bëjmë dua dhe të na pranohet?