Një vit nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc

Sot janë mbushur një vit nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj dhe një peshkaktar maqedonas.

Në mbrëmjen e 12 prillit të vitit të kaluar u vranë katër të rinjt Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acovski, Kire Tropovski si dhe peshkatari 45 vjeçar Borçe Stevkovski nga lagja e Radishanit të Shkupit, të cilët mbetën të vrarë në orët e mbrëmjes.

Një vit më pas, autoritetet e Shkupit po zhvillojnë një proces gjyqësor, me ç’rast gjashtë shqiptarë akuzohen nga Prokuroria se janë autorët e vrasjes. Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni policor të koduar “Monstra”, ku në majin e 2012 u arrestuan dhjetra burra dhe gra, nga rajoni i Shkupit, Haraçinës dhe Kumanovës, me dyshimet se ishin pjesë e realizimit të vrasjes dhe se në pretendimet e para MPB theksoi se bëhet fjalë për të xhihadit islamik.

Procesi gjyqësor për rastin “Monstra” ka nisur më 20 dhjetor dhe se dosja disa faqëshe akuzon për vepër terrorizëm dhe vrasjen e kryer Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Haziri për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjes.

Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq disa javë më parë u arrestuan në Prishtinë dhe pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni.

Avokatët mbrojtës të të dyshuarëve kanë hedhur poshtë si të pabaza akuzat e ngritura dhe dëshmitë e deritanishme të paraqitur nga hetuesia.

“Unë mbaj qëndrimin e qartë dhe argumentet se nuk ka prova dhe dëshmi lidhur me aktakuzën e ngritur”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA, avokati Naser Raufi, duke shtuar se bëhet fjalë për proces të montuar gjyqësor dhe që ngjason rasteve të tjera të montuara sikur Sopoti, Vreshtat e Rashtakut dhe raste tjera të montuara me motive të tjera. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakUshtria franceze po kryen një operacion në shkallë të gjerë në veri të Malit
Artikulli vijuesDhjetë shqiptarë bien për lirinë e popullit sirian