A po ndryshon kahja e emigrantëve, dje në Maqedoni nuk ka hyrë asnjë!?

Dje në Republikën e Maqedonisë nuk ka hyrë asnjë emigrant i huaj dhe MPB nuk ka dhënë asnjë vërtetim për azil, bëjnë të ditur nga dikasteri përkatës.

Në periudhën prej ora 00.00 të datës 1 janar 2016 deri në ora 24.00 minuta të datës 20 janar 2016 gjithësejt janë dhënë 35.917 vërtetime për azil, prej të cilëve më shumë meshkuj e më pak femra si dhe disa fëmijë pa prindër, njofton Zhurnal.

Sipas shtetësisë numër rekord janë sirian, më pas disa nga Afganistani e më pas nga Iraku derisa nga vendet tjera që njihen si emigrant ekonomik nuk lejohen të hynë në Maqedoni.

Artikulli paraprakKufiri është i hapur vetëm për emigrantët që shkojnë në Gjermani dhe Austri
Artikulli vijuesSllovenia ka kërkuar që të mos lëshohen refugjatët nga Greqia